Skandalet e basteve në Angli nuk kanë të ndalur. Dje u bë arrestimi i personit të radhës, e që doli të jetë i afërt i një futbollisti të njohur. Ai është Terri Ouen, vëllai i sulmuesit të Mançester Junajtid, Majkëll Ouen. Pas arrestimit të babait dhe xhaxhait të Uejn Runit, policia angleze arrestoi Terri Ouenin, me akuzat për fiksime ndeshjesh, ku hetimet nisen pas hetimit të telefonatave të tij të dyshimta lidhur me manipulime ndeshjesh. Policia dhe federata kanë nisur hetimet dhe nëse shpallen fajtor, familjarët e futbollistëve mund të dënohen nga dy deri katër vjet burg.











