Armand Duka mashtron për lobingun kosovar

Oct 19, 2011 | 13:23

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë dje një njoftim për mediat ku thuhej se në mbledhjen e sotme të Komisioni të Federatave të FIFA-s në Zyrih do të diskutohet edhe për Kosovën. Më konkretisht, do të diskutohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u lejuar që të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Sipas njoftimit të Federatës sonë, diskutimi për Kosovën është shtuar si pikë në axhendën në mbledhjen e sotme pas kërkesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që është edhe anëtar i këtij Komisioni. Në fakt, këtu ka një pasaktësi, sepse FIFA e ka miratuar diskutimin e çështjes së Kosovës pas kërkesës me shkrim të bërë më 2 shtator nga FFK-ja (Federata e Futbollit të Kosovës) dhe jo nga Armand Duka, ashtu sikur thuhej dje në njoftimin zyrtar. Gazeta “Panorama Sport” ka mundur të sigurojë një kopje të letrës që FIFA i ka dërguar më 23 shtator Federatës së Kosovës ku i ka konfirmuar se më 19 tetor do të diskutohet për kërkesën për ndeshje miqësore.

© Panorama.al

Te lidhura