“Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë të Ramës!”- Belind Këlliçi: ‘Albanian Files’, projekt për ndarjen e plaçkës në Shqipëri! Lobime nga taksat e popullit më të vjedhur!

Jun 27, 2026 | 11:35

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të disa arkitektëve ndërkombëtarë të përfshirë në projekte në Shqipëri, duke i akuzuar se janë kthyer patronazhistë të kryeministrit Edi Rama.

protestat the albanian files

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi pretendon se arkitektët dhe studiot me të cilat qeveria ka bashkëpunuar për projekte të ndryshme në vend, kanë mbajtur qëndrime politike në favor të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama, si dhe kanë kritikuar opozitën.

“Projektet korruptive apo uria për të fituar para publike në vendin më të varfër të Europës, mesa duket i paska “detyruar” këto studio të shndërrohen ne organizata patronazhimi të PS, duke e manipuluar me qëllim historinë”, shkruan Këlliçi.

Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu qëndrimin e arkitektit holandez Reinier de Graaf, i cili më herët i kishte dërguara një letër me tone ironike drejtuar kryeministrit Rama, ku fliste për një Shqipëri pa zgjedhje dhe që sugjeronte që Rama të bëhej mbret.

Sipas Këlliçit, këto qëndrime duhet të hetohen dhe kontratat mes qeverisë dhe studiove ndërkombëtare duhet të bëhen transparente.

“Më herët, arkitekti holandez de Graaf kërkonte që në Shqipëri të mos mbaheshin zgjedhje fare, të shpallej mbret ose president i përjetshëm, punëdhënësi i tij Edi Rama. Këto janë të gjitha lobime të paguara mirë nga taksat e shqiptarëve, e popullit më të varfër e të vjedhur të Europës. Këto kontrata e këto klientelizma të Edi Ramës meritojnë një transparencë dhe hetim të plotë”, thotë ai.

Belind Këlliçi: Arkitektët e Edi Ramës me të cilët ai ka projektuar ndarjen e plaçkës në Shqipëri, qenkan shndërruar papritur të gjithë në patronazhistë!!!

Ata në shënimet e shkrimet e tyre, pjesë e “Albanian Files”, sulmojnë pareshtur PD dhe thurin lëvdata për PS dhe Kryeministrin Rama. Dhe në nivel lokal madje.

Kjo studio që ka lëshuar rrënjë në Korçë dhe ka bërë atje ç’ka dashur, i cilëson demokratët dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, si forca ish komuniste në Shqipëri! Po po, e pabesueshme por e vërtetë!!! Projektet korruptive apo uria për të fituar para publike në vendin më të varfër të Europës, mesa duket i paska “detyruar” këto studio të shndërrohen ne organizata patronazhimi të PS, duke e manipuluar me qëllim historinë.

Domethënë mjafton që Edi Rama të të japë një projekt dhe befas ai nuk është më i biri i Kristaqit, Anëtar i Presidiumit Popullor e firmëtar i varjes në litar të poetit Havzi Nela në 1988. Nuk ekziston më Kongresi i X i PPSH (qershor 1991) në të cilin forca politike më gjakatare në Europë, e cila izoloi Shqipërinë për 5 dekada, thjeshtë ndërroi emrin në PSSH, që sot njihet si organizatë kriminale, e cila ka në burg me dhjetra e dhjetra zyrtarë, ministra, deputetë, kryetarë bashkie e drejtorë administrate, për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

E pikërisht këto studio, paratë që fitojnë në Shqipëri i marin nga zyrtarët e ish Partisë së Punës, mesa duket bashkë me sloganin e devizën e gatshme se “fajin e ka Saliu” apo “opozita është problemi”!

Të kalosh nga shijet personale, në shpifje publike, e ta kesh kurajon ta shkruash këtë në një libër, është shumë e papranueshme! Aq më tepër për një studio gjasme ndërkombëtare arkitekture si Bolles and Ëilson.

Këto qëndrime nuk janë të rastësishme!

Më herët, arkitekti holandez de Graaf kërkonte që në Shqipëri të mos mbaheshin zgjedhje fare, të shpallej mbret ose president i përjetshëm, punëdhënësi i tij Edi Rama.

Këto janë të gjitha lobime të paguara mirë nga taksat e shqiptarëve, e popullit më të varfër e të vjedhur të Europës.

Këto kontrata e këto klientelizma të Edi Ramës meritojnë një transparencë dhe hetim të plotë.

Ne në parlament do të ngremë zërin e do të kërkojmë llogari. Si i kanë marrë këto punë, si janë afruar, dhe pse miqtë e Edi Ramës janë gjithnjë fitues?!.

© Panorama.al

Te lidhura