Ardhja e LaCivitas në Tiranë, Vangjeli: Nuk është as lobim dhe as menaxhim i fushatës së PD, por shpresë për të anashkaluar instrumentin e shpalljes non grata të Berishës

Feb 14, 2025 | 21:32

Për analistin Lorenc Vangjeli, ardhja e Chris LaCivita në Tiranë, nuk është as lobim dhe as menaxhim i fushatës elektorale të PD-së. Sipas tij, është “shpresë për të anashkaluar instrumentin e shpalljes non grata të Berishës, për një festë të mundshme politike në Uashington”.

vangjeli-lacivita

Në studion e emisionit ‘Log.’ në News24, Vangjeli tha se te demokratët “është krijuar ideja se pushteti në Tiranë do të vijë nga ndryshimi i humorit në Uashington”, por shtoi se gjatë këtyre viteve edhe kryeministri Edi Rama ka forcuar lidhjet me njerëz të afërt të Trump dhe pjesëtarët e administratës së tij të re.

Lorenc Vangjeli: Pas tre vjetësh shumë të gjatë të PD, kjo është çarje e parë e izolimit, e rrethimit, nisur që nga shpallja e Berishës non grata.

Ardhja e këtij ekipi, se LaCivita nuk është i vetëm, nuk është lobim, por as menaxhim i fushatës se ardhshme elektorale. Është shpresa për të anashkaluar instrumentin e shpalljes non grata të Zotit Berisha, për një festë të mundshme politike në Uashington.

Kemi një ndryshim të kursit, se nga sovranizmi i djeshëm i deklaruar, sot te demokratët është krijuar ideja se pushteti në Tiranë do të vijë nga ndryshimi i humorit në Uashington.

Ajo që duhet mbajtur shënim është se qoftë në mandatin e parë të Trump, qoftë gjatë kalvarit që katër viteve të presidencës Biden, Rama ka instaluar dhe ka forcuar fort një seri lidhjesh me njerëzit e afërt të zotit Trump dhe pjesëtarët e administratës së re. Kjo e bën garën më të barabartë.

© Panorama.al

Te lidhura