Anjeza Shahini argëtohet në pub pas lodhjes në audicione

Oct 8, 2011 | 13:29

Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini, duket se i gjen momentet e argëtimit në club-e të zhurmshme, pas një jave të lodhshme pune, ndërsa është angazhuar për të zgjedhur talentet e reja të muzikës në audicionet e një spektakli të ri, që po përgatitet për t’u transmetuar. E zbuluar si talent nga një reality show i ngjashëm si “Ethet e së premtes mbrëma”, ajo tashmë e sheh si një kohë të largët atë të gjykimit nga një juri profesioniste. Megjithatë, tashmë koha për të ka ecur shumë dhe ajo renditet në emrat e këngëtarëve profesionistë. Nuk dihet se cila do jetë dalja e saj e re si këngëtare pas klipit “Ti dhe unë”, një bashkëpunim me Zig-Zag Orchestra, këngë me të cilën konkurruan në “Top Fest”.

© Panorama.al

Te lidhura