Një tanker me flamur rus, që lundronte nga Rusia në Gjeorgji i ngarkuar me vaj luledielli, raportoi se u sulmua në brigjet turke, por 13 anëtarët e ekuipazhit të tij janë të sigurt dhe të padëmtuar, tha të martën Drejtoria e Çështjeve Detare, autoriteti detar i Turqisë.
“MIDVOLGA -2” raportoi se u sulmua 129 kilometra larg brigjeve turke, por nuk kërkoi ndihmë dhe po vazhdon të lundrojë drejt portit turk të Sinopit, tha Drejtoria Turke e Çështjeve Detare nëpërmjet X, por nuk zbuloi detaje të tjera rreth sulmit.
Të premten e kaluar, dronët ujorë ukrainase pa pilot goditën dy anije cisterna të sanksionuara në Detin e Zi që po shkonin drejt një porti rus për të ngarkuar naftë të destinuar për tregjet e huaja, ndërsa Kievi përpiqet të ushtrojë presion mbi industrinë ruse të naftës.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi ishin të papranueshme, në një paralajmërim “për të gjitha palët e përfshira”.
© Panorama.al












