‘Anglishtja, cilësi më të mirë, çmim më të lirë’

May 18, 2012 | 10:29

TIRANË- “Cilësi më të mirë për mësimin e gjuhës angleze, si gjuha e parë e huaj në vend, cmime më të lira për mësimin dhe njohjen e saj me testet e miratuara dhe cdo mesues qe nga klasa e pare duhet te jete anglishtfoles”.

Këtë ka kërkuar sot kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë konferencës “Gjuha Angleze dhe Sistemi Arsimor – Një mundësi e re”, ne prani te ministrit te Arsimit dhe Ambasadorit britanik ne vendin tone.

Ne fjalen e tij, Berisha ka vleresuar si shume te drejte vendimin e marre nga qeveria qe drejton, per anglishten gjuhen e pare te huaj ne shkolla, pasi sipas tij ajo eshte gjuha globale.

“Duhet të shpejtojmë dhe të ecim sa më shpejt, të pajisim fëmijët tanë me gjuhën e komunikimit global. Duhet të bëjmë gjithçka për të punuar në dy drejtime, cilësi më të mirë të mësimdhënies dhe çmimin më të lirë për mësimin e saj. Të inkurajojmë në fakultetet tona, të gjejmë mënyrat edhe nëse degë të tëra mësimesh zhvillohen në anglisht unë vetëm do t’i përgëzoja ato”- tha ai.

Kreu i qeverise ka pranuar se në këtë proces të përshpejtuar ka vështirësi reale, madje në disa norma mund të ketë dhe arbitraritet. Por ai ka kerkuar pune te perkushtuar per konsolidimin e anglishtes nga klasa e tretë deri në provimin e detyrueshëm të maturës si gjuhën e parë të huaj për cdo fëmijë shqiptar.

Sipas tij, cdo mësues që fillon me klasën e parë të jetë anglishtfolës. “Në klasën e tretë do nisë anglishtja, mësuesit me sistemin e ri do përcjelli nxënësin deri në klasën e gjashtë. Ne jemi në ndryshim të vazhdueshëm, kjo është një kërkesë shtesë, por plotësisht e realizueshëm”- tha me tej ai.

© Panorama.al

Te lidhura