Mentor Nazarko/ Është një kronikë që i ngjan një biografie e një mjeku të diktatorit, por kujdes nuk është një biografi për Enver Hoxhën. Personazhet kryesore të këtij libri janë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia.
Në këtë kuptim është një lloj zhgënjimi, ndoshta një lloj kompromisi që autori e ka bërë me botuesit, për ta titulluar Bllokun në mënyre të tillë që ngarkesa tërheqëse komerciale e këtij libri të ishte më e madhe, por kjo nuk ia paragjykon, kufizon cilësitë këtij libri, për shkak të një stili unik, për shkak të një kulture të lartë, që tregohet në profil.
Një lloj dëshmie që kapërcen tipin e mjekut shqiptari i cili në përgjithësi që ka një kulturë profesionale me përjashtime të veçanta Berisha apo Tritan Shehu apo dikush tjetër i pajisur me kulturë të përgjithshme me lexime të mira filozofike pse jo dhe me një talent letrar, dhunti të cilat kanë qenë e një pjese të mirë të intelektualeve të kohës së komunizmit, të cilët, në potencë ishin letrarë të fshehur të munguar dhe Isuf Kalo në këtë kuptim është jo thjesht letrar i munguar, por është një intelektual, një erudit një gjë që duket nga cilësia e analizave, e portretizimeve që ai i bën personazheve që analizon në këtë libër.
Një libër që tregon një cilësi të lartë të të shkruarit për shkak të njohurive filozofike të autorit, për shkak të një stili të shkëlqyer rrëfimi për shkak të erudicionit që shpërfaqet një lloj kapërcimi e atij modeli te mjekut shqiptar, të cilët përgjithësisht kanë kulturë profesionale dhe në raste të veçanta si ai i Berishës apo i ndonjë mjeku tjetër dëshmojnë pra që kanë një formim të përgjithshëm solid.
Është libri i dikujt mezi çka pritur arriti në një moshë të tillë, të një pjekurie njerëzore, arritje një pragu të tij moshor, i cili një pjesë e atyre protagonistëve mund tu krijoje telashe, bezdi psikologjike kanë vdekur. Është distancë e madhe kohore nga ngjarjet që përshkruhen dhe që në këtë kuptim autori duket që mezi çka pritur që ka arritur kjo moshë këtë, kjo pjekje e situatave, ky rrallim i pyllit të personazheve për të shkruar librin voluminoz me mbi 600 faqe. Libri duhet të ketë brenda një truk, që është editorial ose duhet të jetë kompromis i botuesit me për ta titulluar “Blloku”, kur personazhet kryesore janë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia. Diçka që është një zgjedhje e qëllimshme e autorit.
Ai është i vetëdijshëm, i sinqertë në këtë seleksionim, në këtë preferencë të tij dhe ndërkohë kur të gjithë njerëzit presin që të ishte Enver Hoxha protagonisti i kësaj vepre. Por ky libër nuk është një zhgënjim pavarësisht se Enver Hoxha ka shumë pak faqe në raport me Ramiz Alinë apo Nexhmije Hoxhën. Por libri për shkak të stilit të shkëlqyer, dëshmive unike, të një cilësie të lartë të analizës, për shkak të ngërthimit te ky personazh jo thjesht i një eksperience që ia ka shënjuar jetën e tij, profesionale, por edhe për shkak të udhëtimeve të tij të shumta dhe pjesës së eksperiencës së tij që ka kaluar në perëndim në organizatat të shëndetësisë botërore, pra një libër që e bën unik për nga cilësia e rrëfimit dhe për nga dëshmia unike e historisë.
Është një libër që në një kuptim ose në shumë kuptime është një libër i ndershëm, sepse autori nuk e fsheh atë që ishte jo thjesht një mjek i diktatorit ndaj të cilit kishte dëshmuar besnikëri në atë kohë, por dhe që rrëfen me ndershmëri një pjesë të mirë të ngjarjeve, përjetimeve duke ruajtur etikën e atyre të cilët ka kaluar 15 vjet. Lumturinë apo kënaqësinë profesionale e ndante një fije e hollë nga vdekja apo vrasja e shumë mjekëve të diktatorëve në shumë vende të tjera.
© Panorama.al











