Amy Winehouse vdiq nga alkoli dhe jo nga droga

Oct 26, 2011 | 18:55

Amy Winehouse ka vdekur si pasojë e sasisë së madhe të alkolit në gjak dhe jo nga mbidoza me drogë. Ky është përfundimi i një hetimi mjeko-ligjor, i cili u bë publik sot.

Amy kishte pesë herë më shumë alkol në gjak se kufiri ligjor për ngarjen e makinës. Ylli i muzikës kishte 416 mg alkol në 100 ml gjak, ku kufiri ligjor është 80 mg.

Rezultatet i kanë dhënë të drejtë pohimeve të familjarëve, të cilët kishin pohuar se Amy kishte hequr dorë nga droga, dhe se ishte alkoli substanca që i kishte shkaktuar vdekjen.

Amy Winehouse, 27 vjeç u gjet e vdekur më 22 korrik në shtëpinë e saj.

© Panorama.al

Te lidhura