Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Presidentit Donald Trump për të pezulluar ndihmën ushtarak për Ukrainën.

Sipas Lubonjës, kjo është një lëvizje që duhet parë si një pranim indirekt se lufta është humbur nga aleanca atlantike.
Analisti Lubonja tha për emisionin “Open” në News24, se zgjidhja e Donald Trump është vendosja e paqes, gjë që është në interesin e të gjithë botës.
“Unë jam nga ata që nuk jam simpatizant i Trump për shumë arsye, por kjo lëvizje duhet parë si një pranim indirekt i asaj që lufta është humbuar nga aleanca atlantike. Kjo është e vështirë për tu pranuar, për këta ai fajëson administratën Biden. Unë mendoj që Trump është Amerika pa maskë. Këto ditë janë përdorur dy thënie të Kissinger. E para që Amerika nuk ka miq, por ka interesa. E dyta, që të jesh kundër Amerikës është e rrezikshme, por që të jesh edhe mike e Amerikës mund të jetë edhe shumë fatale. Këto i ka thënë Kissinger, jo unë. Nuk është hera e parë që Amerika lë një luftë, ose e humbet, sigurisht jo në territorin e vet, e fundit ka qenë në Afganistan, që ia lanë talebanëve. Tani këtu është humbur një luftë dhe duhet gjetur në paqe. Disa gjera që thotë Trump qëndrojnë. Pavarësisht që ai shikon interesat e Amerikës, zgjidhja e Trump është që të vendoset paqe, kjo është në interes të gjithë botës”, tha Fatos Lubonja.
© Panorama.al











