Ambasadori holandez: Ende injorancë për homoseksualizmin

May 17, 2012 | 10:13

TIRANE- Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqiperi, Henk Van den Dool ka shprehur serish sot keqeardhjen per deklaraten e kreut te Legalitetit, Ekrem Spahia, per faktin se ai nuk eshte njeri i thjeshte, por anetar i kabinetit qeveritar.

“Këto deklarata nuk i dëgjon cdo ditë dhe kam qënë i suprizuar, dhe sigurisht dhe një nga këto cuditë e mija është se deklarata nuk është bërë nga një qytetet i thjeshtë, por një anëtar i qeverisë. Mua më ka ardhur keq dhe ende më vjen keq se duke folur për vlerat e përbashkatë europiane paskam fyer nje zoteri”,- deklaroi ambasadori, pyetur nga mediat per kete ceshtje.

Ai ka gjetur rastin te falenderoje kreun e qeverise, Sali Berisha per sqarimin dhe mbeshtetjen qe i ka dhene e me pas edhe ambasadorin e BE-se ne vendin tone, Etore Sekui.

Sipas tij, Shqipëria ka nënshruar të gjithë konventat europianëe dhe ka një ligj të fortë kundër diskriminimit, duke përfshirë dhe diskriminimin seksual.

“Ngjarjet e fundit kanë treguar se ka ende injorancë për homoseksualizminm. Të ngresh cështje për homoseksualët pritet me paragjykim dhe qeshje. Frika dhe paragjykimi rezulton nga mos informimi. Tregojini kush jeni”,- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura