Ambasada e SHBA dhuron pajisje të avancuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri: Thelbësore për kërcënimet keqdashëse

Dec 1, 2025 | 10:09

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se muajin e kaluar Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond, i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.

usa

Sipas njoftimit, siguria kibernetike mbetet një element kyç i sigurisë kombëtare dhe i qëndrueshmërisë së infrastrukturave kritike.

“Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s.” theksohet në komunikatën zyrtare.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA

Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse.

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s.

© Panorama.al

Te lidhura