Kapiteni i Shqipërisë ka thënë për “Panorama Sport” se ka ardhur koha që të rinjtë e Kombëtares të shfrytëzojnë rastin që po u jepet. “Dua të theksoj se u është dhënë një shans i artë, të cilin duhet ta shfrytëzojnë. Kombëtarja është gjithnjë një arritje e madhe në karrierën e një futbollisti. Së dyti, u them atyre se duhet të jenë të kujdesshëm. Në botë ka mijëra talente që digjen për mendtë e tyre. Kjo ndodh pasi ata bëjnë një kapërcim të rëndësishëm në karrierë dhe më pas vetë-kënaqen. Shpesh ndodh që bëjnë 2-3 ndeshje mbresë-lënëse dhe pastaj u merr koka erë. Nuk funksionon kështu. Duhet të jenë të përulur dhe të jenë konstant, ndryshe nuk e kanë të gjatë”, është shprehur kapiteni i Shqipërisë”











