Almeda Abazi çmend turqit në “Dancing with the stars”

Oct 29, 2011 | 12:45

Vajza e famshme në ekranet shqiptare, fituese e shumë kurorave të bukurisë, tashmë po çmend edhe publikun në Turqi. “Miss Tirana, Miss Shqipëria dhe Miss Globe 2008” tashmë sfidon veten në “Yok böyle dans” që ka formatin e “Dancing with the stars” këtu te ne. Almeda tashmë është me shumë plane ambicioze, e shndërruar në një aktore mjaft të preferuar serialesh në Turqi dhe, gjykuar nga kërcimi i saj në dance latin “Cha, cha cha”, me siguri do të jetë një nga finalistet e këtij spektakli. Almeda jeton prej vitesh në Turqi, madje ka fituar edhe nënshtetësinë e këtij vendi, pasi Turqia lejon dyshtetësinë. Ajo ka shijuar vlerësimin pozitiv të jurisë së spektaklit, në përbërje të së cilës ishte edhe supermodelja e Victoria Secret, e famshmja Adriana Lima, e cila për këtë spektakël do të paguhet jo më pak se 100 mijë euro. Në deklaratat që ka dhënë Almeda, rrëfen se ka shumë mundësi karriere në Turqi, sepse përndryshe nuk do të largohej nga vendlindja. Gjithsesi, nga “Miss”-i i pak viteve më parë, tanimë ka mbetur vetëm bukuria, pasi synimet e ish-adoleshentes që është shndërruar në personazh VIP në Turqi, kanë ndryshuar kryekëput. Tani sytë e Almedës janë drejtuar nga Hollywood-i. Se kush do të fitojë këtë spektakël, pritet të shihet.

© Panorama.al

Te lidhura