Alibeaj: Ndryshimet kushtetuese, mbi baza profesionale

Oct 8, 2011 | 15:19

TIRANE- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar sot se ndryshimet në kushtetutë duhet në behen mbi baza profesionale. Deklarata eshte bere gjate nje simpoziumi organizuar në Tiranë nga qendra Ekipi për Edukim dhe Informim Ligjor, me mbështetjen e OSFA Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.

Sipas Alibeajt, diskutimet mbi keto ndryshime nuk duhet te perfshijne emocione dhe debate politike.

“Dëshira, kërkesat për të sjellë ndryshime Kushtetuese të opinionit politk madje do të duhen të fokusohen mbi të gjitha në mundësinë teorike dhe praktike, se sa të vlefshme mundet dhe duhet të jenë ato. Të mos jenë thjeshtë dhe vetëm dëshira politke, por mbi të gjitha te jenë mundësira profesionale”,- tha Alibeaj.

Ne takimin e sotem u diskutuan cështjet e së Drejtës Kushtetuese, ne një panel me ekspertë dhe profesionistë të së drejtës kushtetuese. Synim i simpoziumit ishte nxitja dhe mbështetja e debateve publike për çështjet që prekin fushat kryesore të sistemit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura