Alex Soros publikon fotografinë me kryeministrin Edi Rama: Po e rikthej për shkak të kërkesave të shumta

Feb 17, 2025 | 15:12

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

f3611c33-bccd-4cd6-aeef-81fa0be35886

Në mesazhin e tij Alex Soros thekson se po e ripublikon foton për shkak të kërkesave te shumta që ka marrë.

Në këtë mesazh bie në sy fakti se djali i George Soros ka taguar në fotot kryeministrin shqiptar, por në profilin e Edi Ramës kjo foto nuk është shfaqur ende.

“Rikthim për shkak të kërkesave popullore”- shkruan Alex Soros teksa ka bere tag adresën e kryeministrit shqiptar.

f3611c33-bccd-4cd6-aeef-81fa0be35886

Ditë më parë, kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një video në të cilën evidentonte faktin se në profilin e Edi Ramës ishin hequr fotografitë e shumta me Alex Soros.

Profili i Edi Rames ne Instagram
Profili i Edi Rames ne Instagram

Ndërkohë që në premtimet e tij elektorale ka paralajmëruar dhe miratimin e një ligji ku do ndalonte organizatën e Soros që të operonte në Shqipëri.

LEXO: “Zhdukën imazhet e mia nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-të”- Berisha publikon videon: Rama ka fshirë fotot me djalin e George Soros, por Alexi vijon ende t’i ketë

© Panorama.al

Te lidhura