“Zhdukën imazhet e mia nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-të”- Berisha publikon videon: Rama ka fshirë fotot me djalin e George Soros, por Alexi vijon ende t’i ketë

Feb 13, 2025 | 11:25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se 3 vite më parë Kryeministri Edi Rama fshiu fotot e tij nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-të.

MixCollage-13-Feb-2025-11-14-AM-7067

Berisha thekson se sot, tre vite më vonë, kreu i qeverisë Edi Rama ka zhdukur nga rrjetet sociale të gjitha imazhet me djalin e George Soros, Alex Soros, ndërsa ky i fundit vijon t’i ketë.

Kryedemokrati ka publikuar një video nga rrjetet sociale të Alex Soros dhe Kryeministrit, ku tregon fshirjen e imazheve nga Instagram-i zyrtar i Ramës.

“Kukulla e Xhorxh Soros heq të gjitha fotot me Aleks Soros në instagram! Megjithatë, Aleks vijon ti ketë ato”, shkroi Berisha krahas videos.

 

Ndërsa në një tjetër postim, kreu i PD-së u shpreh se: “Tre vite më parë Edi Rama dhe Yuri Kim fshinë të gjitha fotot e mia nga ekspozita e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-të. Sot Edi Rama ka fshirë të gjitha fotot e tij me Alex Soros dhe Yuri Kim nga rrjetet sociale. “Woke culture (kultura e fshirjes) miq”.

 

 

 

View this post on Instagram

 

  A post shared by Sali Berisha (@saliberisha_faqjazyrtare)

© Panorama.al

Te lidhura