Moderne dhe me shumë klas, kështu shfaqet në klipin më të ri, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj. “Music” titullohet kënga më e re e saj, e realizuar edhe me videoklip që tashmë është lançuar nëpër mediat muzikore shqiptare. Thuhet se për shkak të angazhimit që ka tek “Kënga Magjike”, Albëria ka vendosur që këtë projekt muzikor ta promovojë me pak zhurmë mediale. Kënga është e stilit pop-dance dhe për këtë këngë ajo ka bashkëpunuar me Stine, ndërsa për klipin, me një produksion nga Tirana. Me këtë titull këngëtarja kërkon të paraqesë qëndrueshmërinë e saj në industrinë muzikore shqiptare, pasi ka vite që ajo shfaqet në ekran edhe më e rinuar, edhe pse tashmë ka dy vajza të cilat i bëjnë konkurrencë qoftë nga pamja, por edhe në muzikë. Albëria vazhdon të gëzojë një formë fizike për t’u admiruar, duke dalë kësaj here me ‘look’ të ri, që reflekton femrën moderne drejt kërkesës kryesore të saj, të bëjë muzikë që pëlqehet nga masa. “Nëse ndizem, shkëlqej si yll në qiell, jam si rreze, je si dritë je diell, nëse bie, n’perendim do të pres, s’je imazh jo, je oaz i vërtetë”. Kështu fillon kënga më e re e Albëries, e cila gjatë disa prononcimeve të saj në media është shprehur se ndien keqardhje për të gjithë ata që mendojnë se ajo nuk duhet të eksperimentojë me pamjen, look-un dhe projektet muzikore, pasi është akoma e re në moshë dhe ndihet e tillë. ”Nuk më pëlqen kur më konsiderojnë të vjetër, ndërkohë që unë jam vetëm 36 vjeçe”, ka theksuar këngëtarja Hadërgjonaj, e cila ka mësuar tashmë shijen e publikut dhe disa projekte radhazi që po i lançon, pëlqehen shumë. Si një paraqitje të veçantë dhe speciale, këngëtarja ka bërë një befasi për fansat e saj, pasi në këtë klip si statiste ka marrë vajzën Anxhelina dhe dhe dy mbesat, Argjentinën dhe Beatriks Ramosaj, që të trija këngëtare tashmë të njohura. bl. re











