Albana Osmani gjithmonë e ka treguar me krenari origjinën e saj tropojane. Dhe ditën e djeshme, moderatorja e njohur është kthyer në vendin ku u rrit dhe ndau emocionet me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo u shpreh se kishte shumë vite që nuk kishte shkuar në Tropojë dhe mezi e njohu vendin, ndërsa theksoi se aty ka kaluar një fëmijëri të jashtëzakonshme.
“Kjo është Tropoja e vjetër ku unë jam rritur. Në fakt nuk kam lindur këtu por në Bajram Curr. Ai ballkoni që tani është izoluar dhe është i bardhë, është ballkoni im. Aty jemi rritur 5 fëmijë, unë jam fëmija i 3-të. Kam ndaluar sot me një emocion të veçantë. Kam shumë vite pa ardhur, gati nuk e njoha mirë rrugën apo vendin. Po prapë është vendi ku kam kaluar një fëmijëri të jashtëzakonshme, shumë të lumtur,”- u shpreh Albana Osmani.
Ndërsa apeloi të rinjtë që ta mbrojnë tokën e tyre dhe të jenë krenarë për trevat që i kanë rritur.
“Të gjithë të rinjtë duhet ta mbrojnë tokën, vendin dhe të jenë krenarë për trevat që i kanë rritur dhe të mos e mohojnë kurrë në jetë por ta ngrenë sa më lart të jetë e mundur. Sot është ditë e vranët po bie shi, por unë ndihem shumë ngrohtë sepse jam në shtëpinë time,”– theksoi moderatorja.
















