Alban Male, në altar me Odetën

Oct 1, 2011 | 13:27

Ishte ceremonia e parë e martesës që organizon një artist nga stafi i televizionit “Top Channel” për këtë vit, dhe ku shumë prej miqve të çiftit ishin të ftuar. Kompozitori i njohur Alban Male, që njihet si Xërxi, dhe një nga anëtarët e bandës së programit “E diell”, i ka dhënë fund beqarisë më 5 shtator, me një darkë madhështore ku kishte të ftuar edhe kolegët e tij më të ngushtë të “Top Channel”. Albani kurorëzoi me martesë lidhjen disavjeçare të dashurisë me vajzën nga Durrësi, Odeta Haxhiu, me të cilën kohët e fundit bashkëjetonte në një apartament në Tiranë. Albani dhe Odeta kanë kohë që janë bashkë, ndaj i kanë rezervuar njëri-tjetrit këtë kurorëzim me martesë, duke bërë edhe betimin në altar. Ata kanë shkëmbyer unazat, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të afërt.

© Panorama.al

Te lidhura