Al-Kharaf:Mbështesim projektet në infrastrukturë

Oct 6, 2011 | 21:13

TIRANE- Mbeshtetje projekteve ne infrastrukture ne Tirane dhe gjithe Shqiperine ka premtuar Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharaf.

Deklarata eshte bere sot gjate takimit mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe perfaqesuesit kuvajtian. Ne nje konference te perbashket per shtyp, dhene per mediat pas takimit mes tyre, Al-Kharaf vleresoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit si një model bashkëpunimi, forca e te cilit qëndron tek uniteti me njëri-tjetrin.

Nderkohe, Topalli e falenderoi për gjithë mbështetjen financiare me projekte konkrete si për qendrën e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë, duke theksuar se është koha për të organizuar në Tiranë një Forum të Përbashkët Bashkëpunimi Ekonomik.

Sipas Topallit, vonesa në grantin e bashkisë Tirane nuk ndihmon në cuarjen përpara të shumë projekteve të tjera. Por, ajo ka shprehur sigurine se granti prej 5 milionë dollarësh të firmosur me bashkinë e Tiranës do të nisë menjëherë nga zbatimi.

“Shqipëria është një vend i pasur në vlera ndaj dhe tek Kuvajti do gjeni gjithmonë një partner bashkëpunimi. Gjatë kësaj vizite dhe gjatë këtij takimi ramë dakord që të mbështesim Shqipërinë në të gjitha projektet e saj të infrastrukturës”-tha Al-Kharaf.

Sipas Topallit, shenjë konkrete për bashkëpunimin mes biznesit do të ishin heqja e vizave si dhe vendosja e një linje ajrore direkte mes dy vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura