AKU bllokon ngarkesën me 51 ton misër të ardhur nga Serbia, pas analizave produkti rezultoi me substanca të rrezikshme

Dec 4, 2025 | 20:25

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer në vendin e origjinës një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike konfirmuan praninë e Aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara.

aku bllokon misrin nga serbia

Sipas njoftimit zyrtar, AKU ka marrë mostra nga dy ngarkesa me misër të destinuara për ushqim kafshësh.

Të dyja janë rezultuar pozitive për Aflatoksinë B1, një mikotoksinë e rrezikshme që mund të dëmtojë rëndë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Për këtë arsye, në ngarkesë është kthyer menjëherë në Serbi, ndërsa tjetra është bllokuar dhe do të dërgohet për asgjësim, sipas procedurave të sigurisë ushqimore.

“AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AKU-së për mediat.

 

© Panorama.al

Te lidhura