Aktorët e “Portokallisë” argëtohen bashkë edhe pas spektaklit

Nov 12, 2011 | 9:36

Janë jo vetëm kolegë të një stafi humori, por me sa duket edhe miq jashtë skenës, përderisa preferojnë të argëtohen së bashku, pasi kalojnë stresin e shfaqjeve të fundjavës në skenën e “Portokallis”-së. Nuk mungon në këto argëtime moderatori i show-t të të dielave në “Top Channel”, Salsano Rrapi, i cili preferon të kalojë momente të bukura me miqtë e tij aktorë gjatë kohës së lirë. Siç e shihni në foto, në këtë rast i ka mbledhur festa e ditëlindjes së Lori Hoxhës, vajzës së madhe të presidentit të ndjerë të “Top Channel”, Dritan Hoxhës. Po ashtu nga kjo foto mund të dallojmë dhe miqësitë e aktorëve jashtë spektaklit, se si grupohen ata përtej ambientit të punës. Kështu, si staf pune, pavarësisht karakterit gjithë humor të profesionit të aktorëve të këtij spektakli, edhe ata kanë miqësitë e tyre të ndara brenda stafit “Portokalli”.

© Panorama.al

Te lidhura