Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se protesta e nisur prej 50 ditësh nuk ka si qëllim poste apo interesa personale, por sipas saj, kërkon ndryshim të sistemit dhe një Shqipëri më demokratike.
“Nuk jemi këtu për interesa vetjake, për pushtet apo për ndjekës në rrjetet sociale. Jemi këtu për të thënë se nuk e negociojmë më dinjitetin tonë dhe ëndrrën për një Shqipëri të re, të lirë dhe demokratike”, u shpreh Vatnikaj.
Ajo tha se protestuesit do të largohen nga sheshi vetëm kur të përmbushen disa prej kërkesave kryesore të qytetarëve.
“Do të ikim kur në spitale të ketë ilaçe dhe qytetarët të mos detyrohen t’i blejnë vetë. Kur në shkolla fëmijët të jenë të sigurt dhe mësuesit të mos përdoren për interesa politike. Kur baballarët tanë, punëtorë ndërtimi, të mos humbin jetën në vendin e punës pa mbajtur askush përgjegjësi.
Kur blegtorët të mos detyrohen të hedhin produktet e tyre. Do të ikim kur të rinjtë të mbarojnë shkollën me besimin se do të punojnë në Shqipëri dhe jo të mendojnë largimin si zgjidhjen e vetme”, u shpreh aktivistja, ndërsa shtoi se pushteti nuk i shantazhon dot më qytetarët e protestuesit.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Na thanë rusë, serbë, grekë e të shitur, por në këto 50 ditë nuk kanë kuptuar se këtu ka vetëm shqiptarë të ndershëm dhe të revoltuar. U munduan të na delegjitimojnë, por nuk ia dolën.
Na pyesin se kur do të ikim nga sheshi. Do të ikim kur në spitale të ketë ilaçe dhe qytetarët të mos detyrohen t’i blejnë vetë. Kur në shkolla fëmijët të jenë të sigurt dhe mësuesit të mos përdoren për interesa politike. Kur baballarët tanë, punëtorë ndërtimi, të mos humbin jetën në vendin e punës pa mbajtur askush përgjegjësi. Kur blegtorët të mos detyrohen të hedhin produktet e tyre.
Do të ikim kur të rinjtë të mbarojnë shkollën me besimin se do të punojnë në Shqipëri dhe jo të mendojnë largimin si zgjidhjen e vetme.
Nuk jemi këtu për interesa vetjake, për pushtet apo për ndjekës në rrjetet sociale. Jemi këtu për të thënë se nuk e negociojmë më dinjitetin tonë dhe ëndrrën për një Shqipëri të re, të lirë dhe demokratike.
Nuk na shantazhoni dot më me punë dhe me ndihmë ekonomike. Jemi këtu për t’ju thënë: Nuk ikim pa ikur ju.
© Panorama.al











