Presidenti, Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin shprehen ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së 26 ushtarëve nga aktet terroriste dhe të qytetarëve turq në tragjedinë e ditës së sotme në detin Adriatik.
Presidenti i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së qytetarëve turq gjatë aksidentit tragjik në detin Adriatik ditën e sotme, ku një traget me pasagjerë u përplas me një anije tregtare turke. Tetë persona ende nuk janë gjetur, ndërsa vetëm dy persona nga ekuipazhi arritën të shpëtonin.
Kreu i shtetit ka ngushëlluar Gyl edhe për humbjen e 26 ushtarëve turq nga aktet terroriste.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju dhe popullin turk për humbjen e jetës së 26 ushtarëve dhe civilëve nga aktet terroriste e mizore të dënueshme nga i gjithë opinioni ndërkombëtar! Shpreh solidaritetin tim të thellë dhe bindjen time se ekzekutorët kriminalë do të marrin sa më shpejt dënimin e tyre të merituar”- shkruan Topi në mesazhin dërguar homologut turk.
© Panorama.al











