Aksident në Lushnjë, automjeti godet një tufë me bagëti! Ngordhin disa krerë

Nov 3, 2025 | 18:45

Një automjet tip Ford me targa AB 324 CI i drejtuar nga një 40 vjeçare duke udhëtuar në daljen jugore të Lushnjes ka goditur një tufë me bagëti.

aksident

Si pasojë e goditjes disa bagëti të imëta kanë ngordhur ndërsa mjeti ka pësuar dëme materjale.

Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe po kështu edhe bariu nuk ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes.

lushnje

Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.

© Panorama.al

Te lidhura