Aksident me vdekje në aksin Roskovec- Berat, drejtuesi i një furgoni përplas qytetarin që udhëtonte me biçikletë

Dec 1, 2025 | 10:52

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum.

Një automjet ka përplasur një shtetas i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe i drejtuesit të furgonit të mallrave, i cili siç shihet edhe nga pamjet është me targa të huaja.

© Panorama.al

Te lidhura