Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 10 të qytetit, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha” në Korçë.
Mësohet se një mjet ka përplasur një karrocë ku ndodhej një fëmijë.
Sipas të dhënave, nëna me fëmijën 1 vjeç e gjysmë ka qenë duke kaluar rrugën, ndërsa mjeti ka përplasur karrocën.
Ka qenë vetë drejtuesi që ka transportuar fëmijën me mjet në urgjencën e spitalit të Korçës.
Mësohet nga bluzat e bardha se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr ndihmën mjekësore.
Me drejtuesin e mjetit po vijojnë procedurat, ndërsa do të zbardhen edhe rrethanat e aksidentit.
© Panorama.al












