Aksident i rëndë në “Shkodër-Hani i Hotit”, makina e sllovenit përplas për vdekjen këmbësoren 68-vjeçare (EMRAT)

Dec 10, 2025 | 17:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”.

ambulanca naten

Automjeti i një shtetasi slloven, Klemen Jakiç, ka përplasur për vdekje këmbësoren 68-vjeçare Prende Lulaj.

Slloveni është shoqëruar në polici pas aksidentit, sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe / Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura