Aksident i rëndë në autostradën Elbasan–Tiranë, mbi 10 mjete të përfshira! Tre makina përfundojnë mbi njëra-tjetrën

Nov 28, 2025 | 17:46

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan–Tiranë, duke krijuar kaos në qarkullim.

policia naten

Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trafiku në këtë segment është tejet i rënduar, pasi fluksi i mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit është shumë i lartë në këtë orar.

© Panorama.al

Te lidhura