Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë! Makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurat anësore, shpërthen në flakë

Dec 5, 2025 | 7:28

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit.autostrade

Raportohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Nga përplasja e fortë makina ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.

© Panorama.al

Te lidhura