TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka ftuar sot gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e tubimit masiv të organizuar prej saj në sheshin e Flamurit në Vlorë.
Përmes një prononcimi për mediat, përfaqësuesit e AK kanë bërë me dije se tubimi do të nisë nesër në orën 11.00.
Sipas tyre, me mijëra vetë nga gjithë trevat shqiptare kanë njoftuar deri më tani pjesëmarrjen në këtë tubim të rëndësishëm.
“Të mblidhemi të gjithë bashkë nën simbolin dhe ngjyrat kuq e zi”- kanë ftuar përfaqësuesit e AK, duke kujtuar se prej dekadash shqiptarët festojnë të ndarë. Sipas tyre është rasti që shqiptarët të ngrenë në maksimum vlerat kombëtare.
© Panorama.al











