AK në Tetovë, “Një komb, një pasaportë”

Jul 20, 2011 | 9:53

TETOVE- Aleanca Kuqezi ka shtrire deget e saj edhe ne Maqedoni, duke u prezantuar me nje takim te zhvilluar në qytetin e Tetovës. Në këtë takim morën pjesë dhjetëra intelektualë të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët diskutuan për nismën më të re të Aleancës Kuqezi “Një komb, një pasaportë”.

Sipas kryetari  i “Illyricum Libertas”,  Valon Kurtishi, shqiptarët kanë nevojë për emrin shqiptar pavarësisht se ku jetojnë ata, prandaj shteti duhet t’i pajis me pasaportën shqiptare.

“Në kohën kur mijëra shtetas të huaj si italianë, grekë, kinezë, serbë apo afrikanë janë duke përfituar pasaporta shqiptare, është krejtësisht jonormale që shqiptarët etnikë në vendet fqinje të mos kenë një mundësi të tillë”, tha ai.

Zëdhënësi i Aleancës Kuq e Zi, Redi Ramaj uroi që kjo nismë të jetë e mbarë drejt unifikimit të tregjeve të shumta në rajon, duke qëndruar larg tendencave për shpalljen e iniciativës si nacionaliste.

“Vëmë re një mosinteresim nga skena politike. Edhe ata që në fillim kanë përkrah këtë nismë janë shtypur shumë shpejtë për të mos i prishur punë politikës aktuale në Kosovë dhe Shqipëri.”, theksoi Redi Ramaj, zëdhënës i Aleancës “Kuq e Zi”. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura