NJU JORK- Maratona e aleances Kuq e Zi eshte ndalur ne Nju Jork ne nje tubim masiv me pjesemarrjen e qindra emigranteve tane atje.
Perfaqesuesi i AK, njeheresh nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, gjatë fjalës së tij para emigranteve perseriti faktin se shqiptarët pavarësisht se ku ndodhen nuk duhet të harrojnë trojet e tyre, Kosovën e Camërine.
“Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi”, tha Spahiu.
© Panorama.al











