AK: Censusi dështoi, shqiptarët nuk u përgjigjën

Oct 22, 2011 | 16:06

TIRANE- Jo vetem antikushtetues e antikombetar, por edhe te deshtuar. Keshtu e ka cilesuar sot Aleanca Kuqezi procesin e regjistrimit te popullsise dhe banesave.

Gjate nje deklarate per mediat, juristi Ardian Leka ka pohuar se shume prej shqiptareve kane refuzuar t’i pergjigjen procesit, duke e bere ate nje deshtim ne mbledhjen e te dhenave.

Sipas AK sipas te dhenave te fundit rezulton se 65 % e popullsisë kanë refuzuar të regjistrohen ndërsa 25 % nuk është regjistruar për shkak të pamundësisë ose me dashje të ekspertëve që nuk kanë vajtur në shtëpitë e tyre.

AK propozon se ne kushte te tilla duhet organizuar nje platforme  për realizimin në të ardhmen të një regjistrimi të popullsisë e banesave, ku në thelb të jetë nxjerrja e besueshme e një numri real të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në ballkan por dhe në emigracion.

© Panorama.al

Te lidhura