Aeroporti i Brukselit njofton anulimin e të gjitha fluturimeve të datës 26 nëntor, zbulohet shkaku!

Nov 19, 2025 | 16:37

Aeroporti i Brukselit njoftoi sot (19 nëntor) se të gjitha fluturimet që nisen më 26 nëntor do anulohen.

belgjike

Sipas mediave vendase, informohet se një pjesë e stafit të sigurisë dhe punonjës të tjerë të aeroportit do të marrin pjesë në një grevë mbarëkombëtare.

Gjithashtu, mund të ketë ndërprerje në transportin publik për në dhe nga aeroporti, për shkak të grevës, shtuan autoritetet.

Belgjika është prekur nga grevat që po bëjnë punonjësit e sektorëve të ndryshëm, përfshi transportin publik dhe ajror.

© Panorama.al

Te lidhura