Aeroplani përfundon nga pista e Aeroportit të Hong Kongut në det, raportohet për 2 të vdekur! Mjeti fluturues u nda në dysh, mori para makinën ku ndodheshin viktimat

Oct 20, 2025 | 7:28

Një aeroplan mallrash ka përfunduar nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut në det herët.

aeroplan det hong kongRaportohet se nga incidenti kanë mbetur të vdekur dy anëtarë të stafit që ndodheshi në pistë.

Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës lokale 03:kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit.

Dy personat brenda automjetit vdiqën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit mbijetuan nga rrëzimi.

Viktimat ishin të moshës 30 dhe 41 vjeç, ndërsa kishin përkatësisht 7 dhe 12 vjet përvojë pune, thanë zyrtarët.

Autoritetet kanë nisur një hetim, ndërsa janë ngritur pikëpyetje lidhur me rrugën që ndoqi avioni pas uljes.

Zyrtarët e aeroportit deklaruan se i kanë dhënë udhëzimet e sakta aeroplanit dhe se ka shenja në pistë për të udhëzuar aeroplanët.

Drejtori ekzekutiv i operacioneve të aeroportit, Steven Yiu, u shpreh se makina e patrullës ku udhëtonin dy viktimat, në momentin e incidentit, ndodhej në një rrugë jashtë rrethimit të pistës në një distancë të sigurt.

Aeroplani pasi doli nga pista u përplas me gardhin dhe më pas me automjetin, duke e hedhur në det, shpjegoi  Yiu.

Capture

“Normalisht, aeroplani nuk duhet të kthehej nga deti”, tha ai në një konferencë për shtyp disa orë pas incidentit, duke shtuar se “nuk dërgoi sinjal rreziku kur po ulej”.

Zhytësit gjetën trupat e personave që ndodheshin në mjetin e patrullës në det. Ndërkohë një zëdhënës i Emirates tha se aeroplani “pësoi dëmtime gjatë uljes në Hong Kong”, por “ekuipazhi është i sigurt dhe nuk kishte ngarkesë në bord”.

Gjithashtu shtoi se avioni i mallrave Boeing 747-481 ishte marrë me qira dhe ishte operuar nga transportuesi turk Act Airlines.

Qira e plotë është një marrëveshje ku një linjë ajrore i ofron avionin, ekuipazhin dhe sigurimin një linje tjetër ajrore.

Katër anëtarët e ekuipazhit në bordin e aeroplanit kishin hapur dyert e emergjencës menjëherë pas rrëzimit. Ata u pikasën nga stafi i shërbimit zjarrfikës që mbërriti në vendngjarje brenda dy minutash dhe u shpëtuan, thanë autoritetet.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se avioni ishte thyer përgjysmë, me një pjesë të trupit të zhytur në ujë me çarje të mëdha që dukeshin qartë.

Një zyrtar nga Autoriteti i Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Hong Kongut (AAIA) deklaroi se po përpiqen të gjejnë në det regjistruesin e të dhënave të fluturimit dhe regjistruesin e zërit në kabinën e pilotit, të njohur edhe si kutitë e zeza.

Kjo shënon një nga incidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Hong Kong ndër vite, aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pasur një rekord të mirë sigurie.

© Panorama.al

Te lidhura