Kompania koncesionare “ACR” permes nje deklarate per shtyp ka sqaruar ate qe ndodhi ne Bulqize. Sipas ACR aksidenti i rëndë ka ndodhur në pusin 2, niveli 16-të i minierës së Bulqizës gjatë punës për hapjen e pusit të ri numër 9.
“Grupi ekspert i ajrimit në përbërje e të cilit është gaz-matësi dhe tre punëtorë ajrimi kanë vajtur në front për të matur gazin dhe për të përgatitur tubat për ajrimin e frontit. Pas disa momentesh kur këta ekspertë ishin në distancë rreth 40 – 50 metra larg ballit të punimit ka ndodhur shpërthimi i gazit” thuhet ne deklarate.
ACR shpreh hidherim per humbjen e jetës së punëtorit të ajrimit Naim Shyti dhe ka garantuar se po mbikqyr trajtimin e minatoreve te plagosur. “Ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit, por priten përfundimet e ekipeve eksperte edhe të RISHM, të cilët do të përcaktojnë dhe shkakun”- thuhet ne deklarate.
© Panorama.al











