Abuzimi me ujin,Bashkia e Ujësjellësi në aksion

Oct 11, 2011 | 11:33

TIRANE- Policia Bashkiake dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizmeve Tirane nisin aksionin per nderprerjen e nderhyrjeve te paligjshme ne sistemin e furnizimit me ujë në kryeqytet.

Aksioni i perbashket ka nisur paraditen e sotme dhe synon evidentimin e me tej nderhyrjen e rasteve te shpërdorimit të ujit.

Sipas drejtorit te Ujësjellës Kanalizimit, Sait Dollapi është hera e parë që ndërmarrja që ai drejton merr mbështetje nga Bashkia per nje nderhyrje te tille.

Ai theksoi se puna ka nisur fillimisht me lavazhet per të vijuar në të gjithë subjektet abuzuese.  “Do të kontrollohen rreth 155 lavazhe ne kryqytet ndërkohë që do ndërmerren masa për lavazhet e palicencuara”- ka thene ai per mediat.

© Panorama.al

Te lidhura