Abetarja e përbashkët, Berisha: Fqinjë çlirohuni nga shqiptarofobia

May 17, 2012 | 10:37

PRIZREN- Abetarja e perbashket Shqiperi-Kosove eshte prezantuar sot ne Prizren ne prani te dy kryeministrave, atij te Shqiperise, Sali Berisha dhe te Kosoves, Hashim Thaci.

Kreu i qeverise se Shqiperise, Berisha e cilesoi botimin e kesaj abetareje hapin e pare, qe do te pasohet nga te tjera tekste te perbashketa, ndersa ka bere thirrje per fqinjte, te clirihen nga shqiptaro fobia.

“Kjo abetare mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohorat e Skënderbeut deri tek luftrat çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Mbart idealin e përjetësisë kombëtare”- tha Berisha, duke iu drejtuar femijeve te pranishem qe do te mesojne me kete tekst.

Sipas tij, abetarja e njehësuar vjen në këtë qytet si një bukuri e rrallë e shqiptarëve që ka rendur në shekuj për të ardhur tek fëmijët e Prizrenit, fëmijët e kombit shqiptar.

“Ne nuk jemi kombi i zgjedhur i zotit, por jemi në të drejtën tone, ne jemi në trojet tona. Sot më të vendosur se kurrë që të punojmë për projektin e bashkimit të shqiptarëve në kuadër të projektit të BE. Të punojmë për paqen e stabilitetin në rajon e më gjërë. I themi fqinjve, clirohuni nga shqiptarofobia, ajo është plehrë e primitvizmit të së kaluarës suaj! Shqiptarët janë komb miqësor, ndërsa ata me skena si ato të Preshevës faktojnë se janë në ende nëstadet primitive”- tha Berisha.

Thaci: Dite historike

“Dite historike per kombin, kulturen dhe qyteterimin shqiptar. Per here te pare ne historine e kombit prezantohet nje abetare unike dhe eshte arritje historike”- ka thene kryeministrit Thaci.

Sipas tij, mbledhja ne Prizren nuk eshte rastesore, por ka sinjifikim te vecante.”Jemi mbledhur ne kryeqytetin shpirteror te shqiptareve. Në themele të Rilndjes qëndron patrioti Naum Vexhilharxhi, fati i librit ishte i ngjashëm me fatin e popullit shqiptar. Sot pas 100 vjetësh shteti shqiptar është vend demokratik anëtar i NATO dhe me prespektivë për në BE. Sot Kosova ka hyre në 13 vjetorin e lirisë dhe 5 vjetorin e pavarësisë. Kosova ka të ardhme të ndritur. Abetarja e përbashkët është një përpjeje e jona shekullore, dhe shqiptarët tashmë do kenë abetare të përbashkët gjuhë dhe flamur”,- tha Thaci.

Teksti fitues, perzgjedhur me 24 prill eshte promovuar ne nje ceremoni te vecante në Prizren në Qendrën Sportive “Sezai Surroi’’.

Ceremonia ka nisur nen tingujt e himnit kombetar dhe ne prani te qindra te ftuarve. “Sot udha e kombit solli edhe udhen e shkronjave”- eshte theksuar gjate prezantimit te abetares se unifikuar.

Teksti ka si bashkë autorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu, me grafike të Lorenc Buzit.

Abetarja me titull “Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.

© Panorama.al

Te lidhura