Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Oponencë” Anduena Llabani ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e Neës24, teksa foli për marrjen në hetim të zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK.
Llabani thekson se SPAK është treguar e kujdesshme në hetimet që po kryen me Ballukun duke shmangur Kuvendin.
Nga ana tjetër, thekson se në ditët në vijim mund të kemi edhe ndonjë masë për Ballukun, duke marrë si paralele atë që ndodhi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Anduena Llabani: Mendoj se SPAK është treguar i vëmendshëm për të shmangur Kuvendin që të mblidhet dhe të miratojë që SPAK të hetojë. SPAK e ka shmangur duke e marrë në hetim dhe duke e kërkuar të paraqitet me avokatin. SPAK në ditët në vijim mund të marrë masë vetëm në rast se bindet që Balluku prish prova apo të intimidojë njerëz.
Ne nuk i kemi menduar, derisa i pamë dhe raportuar me rastin e zotit Veliaj. Me rastin Veliaj, nëse ne sot kemi kryetarin e bashkisë në paraburgim, në amsën e arrestit me burg, kemi për faktin se zoti Veliaj dyshohet nga SPAK se ka intmiduar dëshmitarë dhe ka tentuar të prishë provat e hetimit.
E ka fuqinë zonja Balluku ta bëjë këtë gjë?
Numri dy i qeverisë, si mendoni?
Më lejohet të bëjë pyetje.
Edhe unë besoj se e dhashë përgjigjen
Është një njeri me shumë fuqi, pushtet, ka në duar siç e kemi parë shumë fonde që rimëkëmbin vendin. Fakti që edhe SPAK ka mbi 7 procedime ndaj Ballukut, aktivitet financiar është jashtë çdo limiti. SPAK ka qenë i kujdesshëm për ta mbajtur në diskrecion të plotë.











