
DURRES- Tre persona janë arrestuar pas tentativës së tyre për të futur mallra kontrabandë nga porti i Durrësit nëpërmjet një trajleri.
Sipas Prokurorisë së rrethit të Durrësit, pas kontrollit fizik të një automjeti tip trajler nga autoritetet doganore të degës së doganës Durrës, ka rezultuar se në këtë automjet kane qenë të ngarkuar mallra të një natyre dhe sasie të ndryshme nga ato të deklaruara për zhdoganim.
Mallrat ishin me prejardhje nga Bari, Itali dhe ishin porositur në disa subjekte tregtare italiane. Pas kontrollit ka rezultuar se, pervec ujit mineral dhe pijeve freskuese, (të deklaruara për zhdoganim), në trajler ishin ngarkuar gjithashtu: zbutesh rrobash, çaj S.Benedeto 1.5 lit, litra, “shampo”, makarona’’, letër duarsh”, ilaç rrobash”, qumësht”, ilaç enësh, dhe birra “Heineken”, të cilat nuk ishin deklaruar për zhdoganim.
Kështu, është tentuar shmangja e detyrimit doganor në një shumë deri në 1.6 milionë lek.
Pas arrestimit të njërit prej pronarëve të mallit, ky i fundit ka bashkëpunuar me policinë duke zbuluar të gjithë skemën e kontrabandës.
Sipas Prokurorisë në total janë 6 persona nën hetim, ku dy prej tyre i fshihen ndjekjes penale.
© Panorama.al











