
Rreth 43 shtetas iranianë janë kthyer mbrapsht në aeroportin e Rinasit pasi, sipas policisë nuk ishin të pajisur më vizë për të hyrë në Shqipëri. Mësohet se 43 shtetasit po hynin në vendin tonë në kuadër të mbajtjes së Kampionatit Botëror të Mundjes së Lirë për Veteranët.
Pas verifikimit të tyre nga autoritetet këta shtetas janë kthyer për në vendin e tyre. Ndërkohe, drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku ka paralajmëruar një mbledhje urgjente rreth orës 18:00, për të trajtuar rastin.
Ndërkaq, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba tha se nga Irani prisnin rreth 65 sportistë të moshës nga 35 deri në 70 vjeç, të cilët sipas tij do të konkuronin në 7 kategori.
Burime policore thonë se kompania ajrore është gjobitur me 13 milionë lekë të reja, pas ka lejuar sjelljen e iranianëve nga Turqia për në Shqipëri, pa viza.
Shqipëria do të organizojë Kampionatin Botëror të Mundjes së Lirë për Veteranët. Ky eveniment do të zhvillohet në datat 14-16 tetor, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Në Kampionatin Botëror të Mundjes së Lirë për Veteranët do të marrin pjesë sportistë nga mbi 28 vende të botës, me një shtrirje të gjerë gjeografike, nga India, Mongolia, Azi, Afrika e Jugut, Evropa, Amerika e Veriut dhe e Jugut.
© Panorama.al











