“200 gazetarë s’u lejuan të hynin në redaksi!”- Albana Vokshi denoncon bllokimin e News24 para Komisionin e Venecias: U vu në rrezik jeta e tyre dhe e burimeve! U prek një nga mediat më të mëdha në vend

Oct 21, 2025 | 13:42

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar para Komisionit të Venecias bllokimin e News24, teksa deklaroi se 200 gazetarë nuk u lejuan të hynin në redaksi.

Albana Vokshi

Vokshi theksoi se u mbyll një nga mediat më të mëdha në vend “Focus Media Grup”, ndërsa theksoi se dosjet e gazetarëve që rrezikojnë jetën e tyre, si edhe burimet nuk u lejuan të merren.

“90 për qind e mediave kontrollohen dhe gazetarët kërcënohen e intimidohen. Para një muaji kishim edhe mbylljen e medias së tretë më të madhe në vend, “Focus Media Grup”.

200 gazetarë nuk u lanë të hyjnë në zyrat e tyre. Dosjet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të burimeve nuk u lanë të merren edhe pse për këtë ka një vendim gjykate”, tha ajo.

Deputetja demokrate foli edhe për situatën politike, teksa u shpreh opozita në vend është përballur me presione, intimidime dhe arrestime, sipas saj, politike.

“Kemi pasur presione e represione, arrestime politike. Ishte një vit zgjedhor të gjithë liderët e opozitës u arrestuan apo persekutuarm. Drejtësia e re u keqpërdor si mjet për persekutimin e opozitës”, tha u shpreh Vokshi.

© Panorama.al

Te lidhura