TIRANE- Ne 20 vjetorin e Forumit te të Rinjve Socialistë, Erjon Veliaj, sekretari per Rinine dhe Emigracionin ne PS ka deklaruar se keta te rinj do te bejne ndryshimin e madh per te cilin sot ka nevoje Shqiperia dhe gjithe shqiptaret.
“Kjo nuk eshte nje beteje qe behet me police, badigarde e force, kjo eshte nje beteje qe behet me forcen e mendjes dhe zemrave te shqiptareve”- tha Veliaj, ne fjalen e tij para qindra te pranishmeve ne Pallatin e Kongreseve.
“Ky eshte nje Re FRESH i mendjeve dhe zemrave tona per te arritur te mendja dhe zemra e Shqiperise. Lajmi me i mire eshte qe shqiptaret e mirepriten programin tone, ata nuk presin mrekulli, por ne duhet te sigurojme se nje vajze minatori ka te njejtat shanse per te studiuar si nje femije ministri”- tha ai.
Në aktivitetin kryesor në Pallatin e Kongreseve janë të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama drejtues të tjerë të lartë të PS-së si dhe një pjesë e themeluesve të FRESSH-it. Ndërkohë përveç organizimit në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë do të marshojnë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
© Panorama.al











