Në ceremoninë e sotme të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut u ndanë edhe medaljet.
Mes të vlerësuarve nga Urdhri ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili u vlerësua me titullin “Ylli i Madh”.
Medalja iu dorëzua nga presidenti Bajram Begaj.
Në fjalën e tij, ish-presidenti falënderoi të pranishmit dhe Urdhrin për medaljen:
“Ceremoni interesante dhe e dobishme për shtetin shqiptar. Ju falënderoj dhe ju përgëzoj për këtë dekoratë. Një dekorim për shërbimin e gjatë, përpjekjet dhe punën në shërbim të vendit tim. Vlerësimi që jep vendi yt është tepër i veçantë, është mirënjohje. Në familjen time, dashuria për atdheun dhe përkushtimi kanë qenë të trashëguara”, tha ai mes të tjerash Moisiu.
Mes personaliteteve të tjera të dekoruara kanë qenë edhe studiuesit dhe: historianët Pëllumb Xhufi, Aurel Plasari, Besim Elezi, Ismet Elezi, Shpresa Gjongecaj, Seit Mancaku, Etleva Domi, Mimoza Dhembi, Zyber Dushku, Fioralba Cakoni, Ajet Jata, Adriana Hysenaj, Edor Kabashi, Kastriot Aliko, Gjovalin Bica, Liljana Luani, si dhe kinematografi Abaz Hoxha, apo dhe ish-futbollisti Igli Tare, aktualisht drejtor teknik i skuadrës së Milanit në Itali.
Dekorata “Oficeri i Madh i Urdhrit” u dhanë edhe për studiuesit arbëreshë dhe albanologët Francesco Altimari, Ernesto Madeo dhe Matteo Mandala, të cilët përshëndetën dhe falenderuan në gjuhën shqipe.
© Panorama.al











