100 vjeçari përfundon maratonën, hy në Gines

Oct 17, 2011 | 18:05

42 km në 8 orë, 25 minuta e 16 sekonda: nuk është një rezultat i jashtëzakonshëm për një maratonë. Por Fauja Singh, një qytetar britanik me origjinë indiane, është fitues I çmimit Gines. Singh ka kaluar vijën e maratonës në Toronto, është 100 vjeç, dhe kështu është bërë njeriu më i vjetër në botë që ka përfundar një garë ekstreme.

Pini çaj dhe hani “curry” (shumëllojshmëri pjatash nga India, Pakistani, Bangladeshi etj), është këshilla e indianit 100- vjeçar.

Singh pati disa kompliakcione gjatë garës, saqë në km e 35-të ishte gati të ndërpriste garën por rrugës ai gjeti forcën dhe e vazhdoi maratonën deri në fund.

© Panorama.al

Te lidhura