Një pronar i një rrjeti magazinash ushqimore është dënuar nga një gjykatës pasi i ka ofruar stafit të tij çmimin 10 dollarë për atë që do të gjente në mënyrë korrekte se cili do të ishte personi i ardhshëm që do të pushohej nga puna. Uilliam Ernst, 57 vjeç, ka marrë pseudonimin “bosi nga ferri”, pasi ka dërguar një memo, ku ofron çmimin kesh për punëtorët në zyrat e tij qendrore “Mart”, në magazinat me çmime të lira në Ioua dhe Ilinois, SHBA. Memo paralajmëronte punonjësit se “blerës sekretë” ishin shpërndarë në “QC Mart” për të vëzhguar nëse punëtorët nuk po i thyenin rregullat. Ata do të shikonin për punëtorë që mbanin kapelë, flisnin në celular, nuk kishin veshur bluzën e kompanisë, apo kishin parkuar makinat në vendin e punës pas orës 7 pasdite. Bazuar në këtë “lojë” duhej të gjendej i papuni i radhës. Gjykata e vlerësoi degraduese këtë zgjedhje dhe e urdhëroi pronarin të dëmshpërblejë të gjithë punëtorët e pushuar.











