“Zhduket” sateliti gjerman

Oct 24, 2011 | 12:31

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se ku kanë rënë copat e satelitit gjerman, i cili u kthye në Tokë të dielën, pas paralajmërimeve se disa pjesë të tij mund të mos digjen në atmosferë dhe të bien në tokë me shpejtësinë 450 kilometra në orë. Pjesa më madhe e copave të satelitit gjerman që ra nga hapësira do të digjeshin në hapësirë, por rreth 30 pjesë ishin bërë me material rezistent ndaj nxehtësisë dhe do të binin në Tokë, përveçse shpejt, edhe të mprehta. 30 copat e satelitit ROSAT peshojnë gjithsej 1.87 tonë. Por deri tani nuk ka prova të forta për të treguar se ku ka rënë sateliti. Ku është zhdukur sateliti gjerman? E vetmja gjë që ka siguruar Qendra Gjermane Aero-hapësinore ishte se sateliti nuk ka rënë në një zonë të populluar.

© Panorama.al

Te lidhura