“Snajperi”, arsenal armësh në një banesë

Oct 4, 2011 | 11:51

FIER – Pas një muaji hetim intensiv, Policia e Fierit organizoi dje një operacion të koduar “Snajperi”, duke arrestuar një 22-vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se i arrestuari është shtetasi Eni Xhelaj, nga Patosi, ndërsa në kërkim është 44-vjeçari F.XH. Ata akuzohen për “trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “prodhim dhe shitje të narkotikeve”. Sipas policisë, në vijim të këtij operacioni, në banesën e 44-vjeçarit u sekuestruan një snajper izraelit “G3” një pistoletë e tipit “Zastava”, një armë automatike “Skorpions” (të tria këto armë zjarri të pajisura me silenciator), një sasi prej 110 gramë lëndë e dyshuar heroinë, si dhe dy peshore farmaceutike të masave të ndryshme. Blutë kanë nisur hetimet, pasi dyshohet përfshirja e tyre në ndonjë ngjarje kriminale, apo përgatitja e ndonjë vrasje të mundshme.                            m.r

© Panorama.al

Te lidhura